Putin në takim me Vuçiqin, kjo është deklarata e tij për Kosovën

Të enjten është mbajtur takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët në mesin e temave, kishin edhe çështjen e Kosovës.

Lidhur me këtë, para mediave është deklaruar Putin i cili ka thënë se Rusia do ta mbështesë gjithmonë Beogradin, sa i përket çështjes me Kosovën.

“Sa i përket përpjekjeve dhe hapave tona të përbashkëta në skenën ndërkombëtare, edhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ju e dini se qëndrimi ynë është parimor. Nuk i nënshtrohet situatës aktuale politike”, ka thënë Putin në takim me Vuçiqin.

Putin njëherit tha se ka një zgjidhje të favorshme për Serbinë, lidhur me furnizimin me gaz.

Ky është takimi i 19-të me radhë mes Putinit e Vuçiqit.

Be the first to comment on "Putin në takim me Vuçiqin, kjo është deklarata e tij për Kosovën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*